Aksidenti tragjik, si po komentohet në faqet online të internetit

Turp! Turp! Turp, Top Media-s!

 

 

olsib

 

Me çfarë fytyre do të flasin gjithë ata kolegë që i njihnin të dy viktimat jo vetëm me publikun, por edhe me njëri-tjetrin?! Një hije e rëndë dhe e errët vërtitet mbi Top Media-n. Dhe është shpirti i asaj goce që ishte siç ishte… e mirë a e keqe… kërkon drejtësi! Kërkon emër dhe mbiemër, datën dhe vendin e vdekjes! E në mos drejtësi, të paktën një “Ju kërkojmë të falur!”

Turp! Turp! Turp, Top Media-s!

Dhe prapë me vjen të mendoj… por me çfarë fytyre do të shihen në pasqyrë pas zgjimit të mëngjesit dhe pas makthit të natës?! A do të ketë një ditë të vetme që nuk do të mendojnë për atë që i kanë bërë kësaj goce! E vrarë dy herë! Dhe jo vetëm ajo, por edhe Dritani. Gjithë ajo punë e pasion i atij çuni… të mbyllet me këtë ndjenjë faji?! Të mbulohet me këtë hije dyshimi?! E pse?!

Unë besoj se e gjithë kjo s’është veçse një reagim i nxituar në panik e sipër. Njerëz jemi! Të vdes shoku, vëllai, njeriu me të cilin je rritur e ke ndërtuar diçka të bukur! Edhe njerëz më të fortë e më të pjekur do të bënin gabime të tilla të marrë nga ajo përzierje pabesimi ndaj asaj që ka ndodhur, dhimbjeje e sikleti!

Të mos pritet më tej! Sa më shpejt dhe pa fare hezitim të dalin para atij publiku që i kanë fituar zemrën e t’i thonë se kush tjetër vdiq atë natë të mallkuar bashkë me Tanin! Kush ishte? Sa vjeç ishte? Çfarë fytyre kishte? Etj… T’i kerkojnë të falur publikut! T’i shpjegojnë qartë përse nuk e thanë më parë! T’i kërkojnë falje familjes të të ndjerës. Me të vërtetë ngushëllime të sinqerta nga zemra për të ndjerën Hyska!

 

Me paret tona ky “gjeniu” i Topit na bënte koleksion makinash luksoze

 

 

dëshpërim

 

Dëshpërim i thellë më ka kapur. Çfarë bëni o njerëz? Si mund të pranohet qëndrimi i Top-Channel kundrejt kësaj njgarjeje? Me dëshirën e madhe për të besuar se në Shqipëri po fryn një “Erë” e re, se këtë po e përkrah edhe kjo “Top” Media he…? Cila? Kjo që po lan trurin njerëzve, duke krijuar vetëm mendimin se po na servir të vërtetën që ne shqiptarët e kemi pritur me kaq shumë, por që në të vërtetë po jeton me paretë tona, duke mos na dhënë shërbimin që na ka premtuar kur e kemi blerë kartën e digitalbit? Një teleshikues i thjeshtë si unë, me shumë mall për Atdheun, shihja me endje çdo lajm që vjen prej andej pikërisht te ky stacion telviziv, e kam paguar që ta shoh, me paret e djersës së ndershme, i zhgënjyer plotësisht për programet e ditëve të fundit të Topit, për zinë e imponuar prej tij, i cili ligjërisht është i detyruar të vazhdojë normal programet që klienti i ka paguar (çdo minutë) me dëshpërim të thellë them: nuk ia vlen më. Jo nuk ia vlen më të shoh këtë stacion, apo të tjera stacione që na vjedhin dhe nuk na japin mallin e premtuar. Me paret tona ky “gjeniu” i topit na bënte koleksion makinash luksoze apo femrash (të paktën gruan dhe dashnoren) topi, me imoral se ai na imponon keqardhje? Një burrë që nuk e di si e krijoi atë imperium, dhe as që dua ta di, por që kuptohet se aty vetëm fjala ndershmëri nuk ka vend sidomos në lidhje me familjen e tij, që tani e humbi atë për fat të keq na del kaq gjeni? Shpreh shumë keqardhe edhe për vajzën që vdiq bashkë me të.

 

Entela Hyskon e kishin kolege pune

 

 

hunter

 

Oho çfarë bëhet këtu! Po kjo e shkreta, Entela Hysko, jo vetëm që e njihnin, por e kishin kolege pune. Çfarë palaçosh që janë. Sa të neveritshëm këta të Top-Channel mor. Papërgjegjshmeria e pronarit të tyre mori në qafë një person të pafajshëm dhe këto heshtin. Entela Hysko paska vite në Top Channel. Të gjithë e njihnin, përshëndeteshin me të në mëngjes, pinin kafe e përshëndeteshin në darkë.

 

E kishin shoqe, por kur vdiq nuk i përmendën as emrin

 

 

Cheney

 

Të rroftë top çengeli e moraliteti që shesin! E kupton çfarë bëhet ketu? Kushedi sa herë kanë dalë bashkë për një kafe, kanë diskutuar për motin, për problemet e tyre, kanë qeshur e kanë qarë bashkë. E pastaj kur vdiq, as emrin nuk ja përmendin. Me paturpësinë më të madhe top çengeli, për të ruajtur me demek emrin e idhullit të tyre, bëjnë sikur as nuk e njihnin atë që deri dje e quanin kolegë, atë që e kishin shoqe. Vetëm njëra e Top Channel i ka vajtur për vizitë së emës. Të tjerët hiç, i kanë vënë vizë sipër. Sa të neveritshëm.

 

Pse asnjë nga këta kolegë s’ka shkruar për kolegen e tyre

 

 

Iriis

 

Në temën që flitej për aksidentin shumë me flamuj shqiptare u hodhën të mbronin “nderin” e atij që vdiq, sepse (sipas tyre) zilia s’po linte njerëzit ta shikonin për “heroin” që ai në të vërtete ishte. Në mes tyre më duket normale që ka punonjës të Top Medias, të cilët kanë ndjerë më nga afër këtë humbje (arsyet s’më interesojnë dhe s’po bëj hipoteza se s’do jenë shumë pozitive). Pse asnjë nga këta kolegë të dashur dhe të mirë (mbi të gjitha jo ziliqarë po të gëzuar për suksesin e tjetrit) s’ka shkruar për kolegen e tyre këtu??? Jam kurioze të di si e justifikojnë që s’u bëri përshtypje vdekja e saj aq sa të kalohej si e pavlefshme një jetë, për hir të lartësimit të jetës së dikujt tjetër. Fakti që as ne anonimitet nuk e bëjnë është akoma më dëshpërues.

 

Fitimet e digitalbit jashtë Shqipërisë pothuajse nuk taksohen fare

 

 

llapa

 

Hunter a e di se sa pak taksa paguan Top Chanali. Fitimet e digitalbit jashtë Shqipërisë pothuajse nuk taksohen fare.

 

Çfarë hipokrizie!!

sandra

 

Liria e fjalës. TOP-i ka mashtruar qindra e mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë e që degjojnë vetëm gënjeshtrat e TOP-it. Vdekje tragjike. Tragjike ishte, por ama ishte për faj të tij. Këta gazetarët tanë të jenë më profesionistë e të gjejnë fjalët e duhura. Një stacion televiziv që dëgjova sot (italian) tha që pasioni i tij për makinat ia mori jetën. Nuk e shau njeri, po gjeti një mënyrë si t’i thoshte të bardhës së bardhë. Këta të gjejnë fjalët, prandaj i thonë art. Berishën nuk e kam qejf në përgjithësi, por i heq kapelen. Mbase e bëri nga inati, ku di unë, po ama i vetmi që foli. Bravo i qoftë. Se duke na e mitizuar, janë duke e dëmtuar më shumë. Na e bënë si Enver Hoxhën. I shkreti, po të kishte qenë gjallë i kishte pushuar nga puna të gjithë. Ajo që më çudit dhe më tremb është si ka mundësi që gati gjithë stacionet televizive, përveç TVSH-së kanë heshtur?? I kanë blerë apo si ua kanë mbyllur gojën?

Po çfarë standarte humane flasin këta, që nuk kanë lënë vdekje pa shkelur standartet humane e nuk kanë pyetur herë të tjera për dhimbjen e familjaëve, por kanë nxjerrë gjithçka vetëm për të bërë sensasion. As nuk kanë pyetur dy herë si ndihet një familje në mort etj. Tani na qënkan indinjuar. Çfarë hipokrizie!!

 

Televezionet u vetëçensuruan duke zbatuar kodin Mafioz

 

Lefti

 

Edhe mua më çudit ky fakt Sandra, sesi gati tërë mediat nuk e zunë në gojë ngajrjen. Disa të afërm të mi nuk e dinin ngjarjen saktësisht, dhe “vetëm” dje e morën vesh – një prej tyre më tha se dhe TVSH s’kishte “thënë” gje, por personalisht s’kam Digitalb dhe s’mi kap këto stacione… Mesa dëgjova, Klani kishte folur për ngjarjen në fillim, por është e vërtetë se gati tërë mediat u vet-çensuruan, duke zbatuar kodin Mafioz të OMERTA-s

 

Media e menaxhoi shumë keq këtë situatë

 

gre wireless

 

Media e menaxhoi shumë keq këtë situatë, në veçanti T-CH. Disa u shprehën që e ardhmja e T-Ch nuk është më e sigurtë. Në fakt kanë të drejtë… jo se do mbyllet, nuk mbyllet, por ndoshta do të ndryshojë pozicioni i saj në tregun mediatik…kjo jo vetëm për faktin se vdiq presidenti i asaj medie, por për mënyrën se si e menazhuan këtë situatë të vjetrit, thonë shpesh që jeta ka të papritura. Dhe kjo qe një e papritur dhe T-CH nuk tregoi profesionalizëm. Kjo lëkundje e T-Ch do të dobësojë pozicionin monopol të saj në fushën e medias dhe do të krijojë mundësinë që një media tjetër të bëjë po aq investime në aparatura dhe programe sa T-Ch dhe të fitojë një pjesë të shqiptarëve si klienta. Kjo nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Ndoshta disa nga punonjësit e topit do të ikin andej, por do të ketë më shumë vende pune, ne do të kemi mundësinë të zgjedhim të shohim më shumë kanale dhe ndoshta me çmime më të ulta dhe fusha e medias do të ketë më shumë konkrrencë… punonjësit e topit i tremben ndryshimit, por ky ndryshim mund të jetë i mirë në fund të ditës… D.H. nuk vrau vetëm veten, por edhe atë vajzën. Kjo quhet KRIM. Nëse media nuk do ta raportonte fare ngjarjen hajde de….por ajo e raportoi (deri tek gjërësia e rrapit u shpreh dikush) dhe la jashtë këtë detaj.

 

Media-mafia nuk e ka dhënë lajmin e vdekjes së EH

 

Adam

 

Media-mafia nuk e ka dhënë lajmin e vdekjes së EH vetëm për të mbuluar imoralitetin e padronit të tyre. Nuk duhen shumë mend për ta kuptuar si jetonte si Al capone. Baba i 4 fëmijëve që sipas një peshku e shoqia jetonte në Itali, tipike mafioze jepi gruas një grusht me pare, i thuaj se duhet të jetosh larg Shqipërisë për qëllim sigurie dhe vetes siguroje kënaqësi pa limit. Duhet ta pranojmë që gazetarët janë skllevër dhe ato kanë qenë të detyruar që të heshtin, sepse super padroni.

 

Me këtë veprim Topi ka bërë shumë armiq

 

ariu

Desha të shtoj nja dy gjëra edhe unë: 1) Topi na paska bo shum armiq n’xhiro dhe motivi është i thjeshtë (mendoj unë), sepse kërkon të sulmojë demokracinë e arritur me aq gjak nga ana e shqiptarëve…. 48 vjet nuk janë pak… Kjo është e mjaftueshme me kuptu se nga cili krah politik është vënë….. në ekranet e tyre shikon vetëm Braçe, Bello, Blushi, Ruci etj etj etj… 2) Me nja dy formulat e thjeshta statistikore në këtë forum dhe jo vetëm, del se shumica dërrmuese e shqiptarëve është demokratike si në 1992 kur komunizmi shkoi ke nona vet… Mendoj se edhe për Topin 2009 ka për të qenë i njëjti fund.

 

Këta njerëz në vend që të venë vetulla nxjerrin sytë

 

Sybukur

Pas botimit që i bëri “RD”, disa komenteve të peshkatarëve, s’mund të lesh më asnjë koment te 2 shkrimet më të komentuara të javës: Vdekja e Tanit të TOP-it dhe Reagimit të Gazetarëve ndaj Salës. Më ndjeni, por sot te Shqip kishte një tjetër artikull neveri-ndjellës i shkruar nga Ilir Kanina. Këta njerëz në vend që të venë vetulla nxjerrin SYTË.

 

 

Reagime të qytetarëve në faqen internetore “Peshku pa ujë” në lidhje me censurimin e vdekjes së Entela Hyskos nga një pjesë e medias

 

Ermal Vlorë: Gazetërt u kërcënuan për të mos shfaqur identitetin e Entelës

Ata kërcënuan një pjesë të mirë të gazetarëve dhe fotoreporetëve që të mos botonin as inicialet e Entelës në lajmet e dhëna për aksidentin tragjik. Mesazhet dhe telefonatat kanë qenë të qarta. “Po i marrim të gjithë në telefon dhe aksush nuk do të botojë qoftë edhe inicialet e Entelës”, ishte mesazhi telefonik që shoqërohej sa në njërën media në median tjetër. Dhe çuditërisht të nesërmen e asidentit tragjik, me përjashtim të dy gazetave, askush tjetër nuk guxoi të dalë dhe të nxjerrë publikisht të vërtetën. U munduan ta fshehin dhe groposin atë, duke harruar se e drejta vonon, por gjithmonë fiton, thotë një postulat.

 

Fieraku 71: Ju po e bëni rininë të ketë idhuj cubat

Ore, po jam unë i trashë apo jeni ju të poshtër, intrigantë, manipulues nuk e kuptoj. Në këtë rast ju duhet të qepni gojën se e keni dhj… Berisha ka shumë të këqija, por këtu ka të drejtë. Ju o gazetarë leshi, duhet t’i mbushni mendjen gjithë popullit që ju keni të drejtë, por keni shumë pak shanse që ta bëni se nuk dini se si. Ai do të ishte një mësim i madh për brezin e ri si ecet në rrugën e biznesit, (se sot rinia ka idhuj cubat që të vrasin te cepi i pallatit). Jam i zhgënjyer totalisht nga kokat e gazetarisë, të cilët që sot e tutje i quaj të ngushtë dhe pa pikë vlere.

 

Koth: Pjesa më e madhe e fisrmosësve të punësuar në “Top Chanel”

Që protestojnë këta gazetarët bëjnë mirë, bile shumë mirë. Por tani të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt. E para,Të bësh paralelizem midis deklaratës së Berishës për “Neë York Times”, dhe kësaj deklaratës që bëri PD dje është nje hajvanllik i madh. Neës merrej me një gjë të madhe shumë që fillonte në Gërdec dhe mbaronte te krimi shtetëror me 26 viktima dhe mbi 300 të plagosur dhe zhvleftëson pikërisht atë gjë të madhe që trajtohej aty. E dyta, Pjesa dërrmuese e firmëtarëve janë të punësuar të Top Medias, çka e kompromenton deklaratën.E treta, në firmëtarët unë shikoj dhe emrin e Mero Bazes, botuesi i lajmit më të poshtër në gjithë historinë e këtyre 17 vjetëve. E katërta, Kush nga këta i vajti në varrim asaj vajzës së gjorë?

E pesta. Këta gazetarët nuk janë Media dhe të tjerët janë nul. Gazetarinë shqiptare nuk e përfaqëson Alba Malltezi dhe Anila Basha. Ata duhet të flasin në emër të medias ku punojnë dhe kështu do të jenë më të besueshëm.

Kjo është deklaratë marketingu dhe dy emrat që citova më sipër janë edhe iniciatore mbase, por si gazetare që janë për hir të transparencës që kanë dhe të rolit të tyre si misionare të fjalës së lirë, atëherë unë kam një pyetje:

Këto shakatë e privacisë lë t’ua tregojnë dikujt tjetër se këtu kemi qenë ne gjithë këto vite. Po ta vini re, në listë mungojnë të gjithë gazetarët shqiptarë që punojnë për agjensitë e huaja që nga BBC, AFP, Reuters, ANSA, VOA etj.

Lefti: KU është cinizmi i Berishës

Çfarë cinizmi shfaqi Berisha në orët e para të ngjarjes? (dakord për deklaratën e ashpër). Ç’farë cinizmi ishte qysh në fillim? Mos vallë ishte “cinizëm” se qe nga të parët që nga Berati ngushëlloi të dy familjet, në një kohë kur 99% e shqiptarëve akoma nuk dinin gjë për ngjarjen? Mos ishte “cinizëm”, përse Berisha nuk u bë si Topi apo Moisiu, Meta apo Rama, Gjinushi apo Lesi, Ndoka apo Dule, pra, mos ishte “cinizëm” që Berisha nuk vajti për ngushëllim tek “Piramida”? Ku ishte “cinizmi që në orët e para” pra? Më duket sikur cinike ishin vetë tërë këta gazetarë, të cilët nuk e publikuan online ngushëllimin për të 2 familjet dhe nuk e publikuan as nëpër gazeta të nesërmen.

 

Adam: Vdekja ka emër

Një peshk (aqene) shkruan: Vdekja e asaj gocës, (ajo ka emër) ishte një ngjarje personale e familjes. Ju lutem shumë më ndihmoni ta kuptoj këtë fjali. BULLSHIT. Neës-24 lajmëroj për një makinë që kishte dalë nga rruga në veri (diku në Tropojë) pa të vdekur e jo në Tiranë, jo shumë larg TV-ve të tyre, edhe një kolege e tyre.

 

Zejmi: PD ka të drejtë

Gazetarët po ia fusin përherë e më kot. Sigurisht nuk përjashtohet mundësia që PD të ketë arsyet e veta në këtë siç e quani ju “sulm”, por mendoj se ka të drejtë. Këtu çdo gjë përbën lajm dhe kur flasin për privaci, sinqerisht më vjen me vjell se, Fiksi Fare është i pari që në mënyrën më absolute nuk respekten ligjet e privacisë, se nëse doni ta dini, Kodi Penal i Shqipërisë dënon çdo informacion personal që merret në mënyrë të fshehtë të paautorizuar, pa dijeninë e personit që përdoret për qëllime të tjera (këtë e bëjnë vetëm organet kompetente, ne nuk kemi investigator privat akoma në Shqipëri). Këtu marr shembujt e panumërt kur fiksi ka ndërhyrë “për mirë” sigurisht …

 

Mirir: Më bllokuan në balkanëeb

Unë kam shkruajtur të BalkanËeb dhe më bllokuan IP! Përse? Sepse thashë, që Berisha në këtë rast nuk ka kurrëfarë faji dhe faji është 100% i gazetarëve. Nuk fyeva njeri dhe nuk aludova asgjë. Tani marr vesh se. IP ime është bllokuar!!! Shumë mirë Ballkan Ëeb.Sapo bëtë një lexues më pak.

 

Aldo: Nuk mund të fshihni vdekjen

Dhe në këtë deklaratë këta “gazetarë” tregojnë se sa mbrapa janë me zanatin që ushtrojnë. …”Ai po përdor në mënyrë barbare vdekjen e një vajze, duke shkelur privatësinë e saj”… Zotërinj “gazetarë”, nuk mund të fshihni vdekjen e një vajze 27-vjeçare në aksidentin e punëdhënësit tuaj, prandaj, po ta bënit të ditur në shtyp ngjarjen reale, nuk do t’i linit vend që të fliste zoti Berisha. Thirrini ndërgjegjes suaj, në qoftë ju ka mbetur ndonjë çikë, se ajo mund të ishte motra juaj, vajza juaj dhe ndoshta gruaja juaj, mbi të gjitha ishte njeri.

 

Globalist: Berisha doli fitimtari

Këtu në Gjermani (edhe në vende të tjera mendoj) shumë njerëz përdorin një shprehje të këndshme: Zot i madh, më jep fuqinë të hesht kur s’kam gjë për të thënë. Këtë lutje do ishte mirë ta bënte Nazarko, Nano, Xhunga, Balla dhe të gjithë ata që firmosin në bordero te Top-Channel. Të injorosh gjithë këtë presion publik, sidomos në faqet e internetit të frekuentuara nga shqiptarë dhe të mos pranosh që ke bërë një autogol të panevojshëm është shenjë papjekurie ose djallëzie dhe arrogance. Shumica e njerëzve që po kritikojnë si një ortek që rritet dita-ditës Topin, kanë një antipati të lindur kundër Berishës, por nuk mund të rrihet gojë mbyllur kundër poshtërimit, që Topi iu bëri besimit të tyre. Çuditërisht, Berisha doli fitimtari dhe jo vetëm i kësaj historie, që fillon te pema e Lanës, por fitimtar mbi kredibilitetin e kritizuesit më të madh të tij. Një amatorizëm i pa parë i përbindshit mediatik shqiptar.

 

Informatori: Ka shumë hije në TOP

Kjo puna e bilanceve te Top Media është pak e koklavitur. Nuk është se është punuar vetëm me një palë bilance për këtë të jemi të qartë. Diana, financierja ka mbajtur dhe një bllok tjetër të trashë përpos atyre blloqeve zyrtare, ku të tërë firmosnin sa merrnin në të vërtetë. P.sh., Sokol Balla e ka rrogën 7 mijë euro në muaj, kurse në KKRT figuron drejtor Info i Dep të Lajmeve me page 50 mijë lekë të reja. Aq merr vetëm roja i parkingut ose shoferi më i rëndomtë. Ta kam llafin që s’ia gjen dot bilancet mor daje, se i shkoi tre herë kontroll Dega e Tatim-Taksave dhe prap se moren vesh se nga hynë e ku dolën.

 

Krye-fare: Po si e poshtëroi Berisha vdekjen ?

Këta gazetarët a do na e shpjegojnë se si e paska poshtëruar Berisha vdekjen e D.H? Apo ja futën ashtu kot? Po si mor plak he, ta marr vesh edhe unë, ku ekziston poshtërimi? Sepse deri tani kam parë fakte të mjaftueshme që poshtërimin e krijoi vet ajo media me trillimet e saj. Ju lutem, a ka mundësi dikush të më thotë se si e paska poshtëruar Berisha vdekjen e D.H?

Me sa mora vesh unë, Berisha e ngushëlloi familjen, s’ka thënë asnjë gjë negative në drejtim të të aksidentuarve, biles ka mbrojtur të drejtën e të dyve që të pasqyrohen në media me profesionalizëm. Po më shkon goja vesh më vesh, duke e përsëritur. Top-Channel u përpoq të impononte një zi kombëtare, në vend që të sillej me profesionalizëm dhe t’ia linte publikut vlerësimet. Topi dhe simotrat kanë bërë atë që vetëm klanet mafioze e bëjnë, mohimi i ekzistencës të një personi gjatë një ndodhie, fshehja, dashakeqësia, dhe së fundmi përdorimi i pushtetit mediatik t’i mbyll gojën gjithkujt që flet të nxjerrë të vërtetën në dritë.

 

Ilir, Kanada: Pronari i TOP-it, pronari i “miellit”

TOP Media e ka një BOS. Mos më keqkuptoni për të ndjerin D.H. Bosi është pronari i miellit, besoj se më kuptoni. Por edhe në se mbyllet, nuk më vjen keq. Më mirë pa një TV të sofistikuar teknikisht, por që ka moton e shkatërrimit të moralit shqiptar me programet banale gjoja argëtuese “BIG BROTHER”, “PORTOKALLI”, “FIX FARE” etj, me ca analistë fshatarë e bajatë si Stefani, Zhei, Çili, Xhunga, Dudushka e deri tek imituesi fshatar i Uriahipit – Mustafa Nano.

Pyes veten: Ç’të keqe do të kishte që të përmendej edhe e ndjera Entela?! Në se do të përmendej, të gjithë do ta kuptonim se i ndjeri D.H. kishte rënë në dashuri me të ndjerën, dhe ndodhi fatkeqësia. Gjynah. Por media, ajo e majta vazhdon akoma të ruajë “moralin komunist”. Se komunistët janë të “moralshëm”, se ata nuk e “tradhëtojnë” gruan. Se ata janë “familjarë” të mirë. Besoj se po të kishte mundësi të shprehej i ndjeri D.H. për mënyrën se si u veprua nga TOP Media dhe mediat e tjera kryesisht të majta, ai do të zemërohej shumë. Do të zemërohej se nuk iu respektua personi që ai dashuronte. Nga që kam shumë për të thënë, nuk po them asgjë. Ose po them vetëm këtë: ata që i’u kundërpërgjigjën deklaratës së qeverisë çfarë janë përfaqësues të medias, “gazetarë”?!

 

Elton: Pse nuk protestuan gazetarët për fyerjet e popullit të Fushë-Krujës

Ore, nuk po marr vesh të gjithë këtë zhurmë që po bëjnë disa gazetarë, akuzojnë Salën për gjëra boshe, pse, se gazeta Rilindja thotë se Top Channel e ka harruar nga pakujdesia se gjatë aksidentit që ndodhi ishte edhe një vajzë në makinën e Tanit, s’është asgjë për t’u çuditur shoqe pune, por mos të harrojmë se, Top Channel si televizor shqiptar akuzoi, poshtroi Fushë-Krujën për vjedhjen e orës së Presidentit Bush. Më vonë u vërtetua e pavërteta nga goja e vetë Presidentit, pse nuk protestuan gazetarët për këtë fyerje të popullit të Fushë-Krujës dhe të gjithë Shqipërisë, Sala ka deklaruar s’ka asnjë dënim për gazetarët që fyejnë ose akuzojnë pa fakte janë të lirë të grinë sallat sa të donë.

 

Hunter: Financuesit e mediave kanë shumë për të fshehur

Sjellja e turpshme e mediave shqiptare që injoruan lajmin e vdekjes të E. Hysko nuk është e rastit. Sjellja e gazetarucëve në rastin konkret nuk është thjesht solidaritet. Është mbrojtje e një sistemi pune. Një sistem që në plan të parë vë mbrojtjen e interesave të botuesve. Financuesit e mediave kanë shumë për të fshehur. Sikur larg qoftë mediat dhe gazetat e tjera të kishin pasqyruar me korrektësi lajmin, kjo do të kishte vënë në punë një reaksion zinxhir ku të gjithë kanë për të humbur. Quhet instikt i mbijetesës dhe si rrjedhojë lindin të gjitha reagimet vetëmbrojtëse.

 

Gaia

Lexoni përpëlitjet e Muçit tek Shqip, kur bën autogol, meqë e mban veten për njohës të teorive kulturore. Nga deontolog i thekur, sot i leverdis të jetë moralist relativist.

 

Xhaia: Karshilliku i koperativës së gazetarëve

Ma gërvish trurin karshilliku i koperativës së gazetarëve me deklaratën se janë pa komplekse për dhënie lajmi për raste specifike sipas logjikës se për arsye të njerëzores t’i hamë hakun profesionalizmit. Lozin vetë gjykatësin, vetë spiunin, dhe vetë fajtorin për qejf. Le pastaj kur deklarojnë (alla Muçi) se ditkan shumë gjëra që kompromontojnë moralin e kastës politike, por nuk i thonë, për hir të njerëzores. Hajde, pakt, hajde. Ato që di Muçi i dinë pjesa më e madhe e Shqipërisë e tregohen për barcaleta. Fatkeqësia është se akoma nuk ka marrë njeri guximin “njerëzor” t’i bëjë publike.

 

Odysseus: Pse nuk botohet deklarata ?

Një pyetje e vogël. Po e vogël fare fare. Pse s’e keni botuar këtu hiç deklaratën-sulm të PD? Jo për gjë, por duket sikur keni shpik ilaçin pa ditur cila është sëmundja. Ashtu sa për ta krahasuar me firmosjen e ajkës së lëpirësve gazetarë. Sado që nuk dua të bashkohem me mendimin e Salës, ndonjëherë pranoj që ai s’ia fut kot. Biles me sa po shoh te lista e firmaxhinjve kur ja kërkojnë interesa edhe Mero Baze puthet me Mustafa Nanon.

 

UK: Deklarata Berishës, korrekte

Me thënë të drejtën deklarata zyrtare e Berishës është mjaft korrekte (jo për hir të Berishës kuptohet), ndërsa sulmi i zëdhënësit të tij është qesharak, donkishotesk dhe i pështirë për nga synimi i mbrapshtë që ka. Çfarë është pozitive, që shumica e shqiptarëve nuk hanë më bar qoftë nga Berisha apo nga media në përgjithësi që nxjerr nevojën e ngritjen e të dyjave të paktën në nivelin mesatar të debatit në një pjesë të forumeve shqip.

 

Reali: Jo gazetarë, por diktatorë të tipit mafioz

Është turp se si disa gazetarë dhe disa media pretendojnë se kinse janë zëdhënës të fjalës së lirë, por në fakt në këtë rast ata dolën që janë tamam diktatorë të tipit mafioz. Në këtë rast e treguan se janë fshehës të së vërtetës. Në këtë rast Partia Demokratike ju dha një mësim shumë të mirë gazetarëve. Në këtë rast, gazetarët tanë e treguan vetveten se në fakt janë ata që japin lajme me seleksionime. Në këtë rast këta gazetarë e poshtëruan vetveten, sepse e fshehën vrasjen e një kolegeje të tyre, sepse edhe Entela Hysko ishte punonjëse në media. Është për të ardhur keq që u vra Dritan Hoxha, por gjithashtu është për të ardhur keq që u vra edhe Entela Hysko. Dhe në fakt, Entela Hysko u vra dy herë, një herë nga Dritan Hoxha (Dritan Hoxha ishte ngasësi i makinës në të cilën u mbyt Entela Hysko dhe faktikisht Dritan Hoxha konsiderohet vrasësi i saj) dhe për të dytën herë, Entela Hysko u vra nga “Top-Chennel” dhe disa media të tjera, sepse edhe ajo bartte shpirt njeriu dhe se edhe ajo e meritonte të përmendej që është vrarë sikur çdo person tjetër. E vërteta është e vërtetë dhe duhet thënë ashtu siç është e jo të fshihet për arsye cinike.

 

Treska: Të shkonin për ngushëllim tek kolegia

“GAZETARET” të paturpshëm dhe të papërgjegjshëm. Para se të “firmosnin” deklaratën e “luftës” kundër zotit Berisha do të ishte më e denjë të shkonin për ngushëllim tek familja e koleges së tyre, (ENTELA HYSKOS).

 

Zaja: Vdekja nuk fshihet për hir të moralit të një mafiozi.

Nuk e dije a kanë moral këto lloj gazetarësh. A kanë mësuar të bëjnë gazetari gjatë këtyre viteve? Akoma vazhdojnë të shkruajnë me stilin e errët të diktaturës. Unë jetoj në USA dhe në çdo aksident që ndodh me personat me emër, në radhë të parë është dhe emri i personit që e shoqëronte. Dhe konkretisht po ju përmend një aksident banal të Xhorxh Klonit me motorr ku u viktimizua dhe dashnorja dhe pa dyshim të dy ishin në faqe të parë dhe kjo pa pasojë vdekje, kurse këto monstra gazetarësh duan të fshehin vdekjen e një vajze për hir të moralit të një mafiozi.

 

Djali nga Skela: Ka fëlliqësira intelektuale

Nuk e di nëse këta që kanë firmosur këtë FLETE-RRUFE, kanë shkuar për ngushëllim edhe në shtëpinë e të ndjerës, për të ngushëlluar prindërit e Entelës, ndjesë pastë. Por nëse nuk e kanë bërë, i vetmi emër që i shkon për shtat është, Fëlliqësira intelektuale. Kjo që bënë këta rrogëtarë të mjerë, ka vetëm një emër, pornografi intelektuale. Dhe të mendosh që këta bëjnë pjesë në të ashtuquajturin pushtëti i katërt, është vërtet shumë e trishtueshme. Mjerë Shqipëria në dorë të kujt e ka lënë jetën intelektuale.

 

Ina M. Berisha shprehu vetëm një fakt dhe ngushëlloi dy familjet

Gazeta e Top Channel, e ka bërë me qëllim, që “gjoja” mos të bëjmë publike emrin e Entelës, sepse me këto ato donin të njollosnin më shumë figurën e Dritan Hoxhës, që të diskutohej për të siç po diskutohet aktualisht tani. Ato gazetarë po ta donin dhe respektonin Dritanin, ashtu siç shprehen tani, mund të thonin, që “Dritan Hoxha u vra në një aksident automobilisik, bashkë me gazetaren Entela Hyskën, që po e shoqëronte nga puna në shtëpi”. Po ta reportonin kështu aksidentin, nuk do të ishte bërë kjo bujë kaq e madhe… Sepse ato e dinë shumë se një aksident nuk mund të fshehet, aq më tepër, kur ndodh me një figurë të njohur si Dritan Hoxha. A do të diskutohej më shume, se “A me të vërtetë po e shoqëronte Dritani nga puna në shtëpi, Entelën ????”, apo tani që po diskutohet. “A ishte apo nuk ishte Entela në makinë me të???” Pra, a është më kollaj të abuzohet me një mendim, apo të fshihet një fakt….. Kështu të “ashtuquajturit” shokët e tij po e denigrojnë figurën e tij, dhe jo Sali Berisha, që shprehu vetëm një fakt, dhe ngushëlloi 2 familjet që u prekën nga ky aksident.

 

Brinja: Pse mundohen të na e paraqesin patjetër këtë njeri si “hero

Dua të di arsyet e gazetarëve dhe shtypit në përgjithësi që treguan një mungesë totale sinqeriteti dhe u treguan mizore me atë vajzën që as nuk e përmendën si fakt që u vra në aksident dhe flasin vetëm për Dritanin sikur ajo të mos ishte njeri si ai – ata e bënë nga frika? Ata e bënë se s’kanë moral dhe flasin vetëm për kë i paguan (edhe pse me para të pista)? Pse nuk thonë shkakun e aksidentit? ishte i dehur? Ishte i droguar? Kur vdiq Diana tërë bota mori vesh menjëherë se shoferi ishte i dehur dhe u dha çdo hollësi. Pse mundohen të na e paraqesin patjetër këtë njeri si “hero” Heroizmi i tij i fundit ishte që bridhte me femra kur ishte i martuar, dhe vrau një vajzë se ishte i dehur në timon, ai po të ishte gjallë mbas aksidentit ai do të gjykohej si vrasës. Të paktën kështu do të veprohej në Kanada.

 

Fieraku PD ngushëlloi të dy familjet

PD-ja ngushëlloi (salidarizua) të dy familjet e punonjësve të Top-Channel-it dhe çka të keqe këtu ju e dini. Po na plasni, po na bëni të dyshojmë te vetja mos kemi rrjedhur. tung

 

Brinja: Firma e gazetarëve diktuar nga klani mafioz

Unë jam i sigurtë se të gjithë këta gazetarë nuk e kanë nënshkruar këtë protestë nga qëe me të vërtetë mendojnë ashtu – Ata e kanë bërë se Klani mafios vazhdon edhe pas vdekjes së capos – dhe ata e dinë mirë ç’farë i pret po të hapin gojën – asgjë tjetër nuk të bind t’i japësh përgjigje pyetjes si ka mundësi aq shumë gazeta të bien në një mendje në Shqipëri? Këta gazetarë nëse nuk dalin të shpjegohen për çfarë bënë dhe të thonë të vërtetën duhet të pranojnë se janë kthyer në tapet për t’u shkelur nga Mafia. Ju është blerë burrëria me para.

 

Bledarlimaj: Turp e faqja e zezë reagimi i gazetarëve

Gazetarët shqiptarë njësoj si mjekët që mbështesin kolegun e akuzuar për krim në kirofano. E gjithë shoqëria shqiptare është e korruptuar në çdo nivel dhe klasë, në çdo profesion dhe qelizë të sajën. Kështu që mos u habisni që gazetarët sot të gatiten në rresht për një mbas figurës së një personi që mund të ketë qenë shumë i mirë ose shumë i keq, por që vdiq si një huligan i Bronxit. Kur ju gazetarët që e mbani veten për intelektualë veproni kështu ç’të presim nga shqiptarët që jetojnë nën jugon e krimit të organizuar, skamjes dhe injorancës. Turp e faqja e zezë. Çfarë t’i bësh këtij zemani që u bë qeni langua te kafshon Isuf Shegani mortja që s’më hëngri mua. Ka që prej 1945 që këmbët drejton kokën në Shqipëri.

 

Redinallbani: media të reflektojë

Më habit fakti që njerëzit janë të pakënaqur. Eshtë momenti që mediat, e sidomos GSH të reflektojë

 

Ermal_Vlore: Përse u kërcënuan gazetarët të mos japin emrin e Entelës

Ata kërcënuan një pjesë të mirë të gazetarëve dhe fotoreporetëve që të mos botonin as inicialet e Entelës në lajmet e dhëna për aksidentin tragjik. Mesazhet dhe telefonatat kanë qenë të qarta. “Po i marrim të gjithë në telefon dhe aksush nuk do të botojë qoftë edhe inicialet e Entelës”, ishte mesazhi telefonik që shoqërohej sa në njërën media në meidan tjetër. Dhe çuditërisht të nesërmen e asidentit tragjik, me përjashtim të dy gazetave, askush tjetër nuk guxoi të dalë dhe të nxejrrë publiksht të vërtetën. U munduan ta fshehin dhe groposin atë, duke harruar se e drejta vonon, por gjithmonë fiton, thotë një postulat.

 

Mausi: Shumë gazetërë treguan pafytyrësinë

E Shikoni o gazetarucë të Gazetës Shqiptare se çfarë shkrimesh e komentesh bëjnë njerëzit për pafytyrësinë që tregoni ju që e mbani veten për gazetarë. Ju jeni gazetarë me universitet Letersie as për mësim në 8-vjeçare nuk jeni pa le të bëni opinione e shkrime.

 

Arturny: M.Nano, një mbetje bolshevike

Lexoni komentin e qenies më perverse, me antishqiptare, Mustafa Nanos, tek gazeta, “Shqip”. Lexojeni dhe do të kuptoni sa ngjashmëri ka me ish-padronin e tij. Për hir të familjes së viktimës Dritan Hoxha, duhej të fshihej viktima tjetër Entela Hysko, citon ky imoral, pervers që i duket vetja anal-ist i madh. Kështu e percepton detyrën fisnike të gazetarisë, kështu e percepton pasqyrimin e realitetit kjo mbetje bolshevike.

Brinja: Përse nuk thuhet në ishte i droguar apo i pirë

Më vjen keq për vdekjen e këtij njeriu, por nuk shikoj arsye pse të mos thonë shkakun e aksidentit – ishte ai i dehur? Ishte i droguar? Pse insistojnë të na e shesin këtë njeri si “Hero” Gazetarët në Shqipëri s’kanë moral ata shkruajnë për kë paguan më shumë.

 

Arturny: Sa të vegjël këta gazetarucët

Realiteti është i hidhur, por duhet pranuar. Sa të vegjël këta gazetarucët. Kjo është fytyra e tyre e vërtetë. Këta janë “pasqyra e realitetit”. Mendoni që është e lehtë të punohet në një shoqëri të tillë ku interesi i ngushtë personal, shuan çdo vlerë njerëzore, humane? Lexoni deklaratën e PD, deklarata që “irritoi” këta butakët pa shtyllë kurrizore. Ku është fyerja apo ofeza në atë deklaratë?! Pasqyrimi i realitetit është fyerje për këto fundrrinat imorale, perverse që përdhosin dhe vdekjen thjesht për t’i shërbyer me “dinjitet” padronit. Mallkim për këta pseudo gazetarë: antinjerëzor, antivlerë, antishqiptarë.

Men Ogra: Ata gazetarë të deklartës të kërkojnë falje

Le miserable! Po, ju jeni këta. Ju kam besuar dhe vlerësuar lart gjithë këto vite, e ju tani e treguat fytyrën tuaj të vërtetë. Dhe jeni në anën e viktimës?!?!?!?! Ju për mua dhe shumë njerëz të formuar, pa preferenca ndaj askujt, jeni diler, kriminel të imtë që punoni dhe i shërbeni bosave tuaj të mëdhenj për një grusht lekë. Kjo paraqitje e juaj, për mua dhe shumë kolegë të rangut përafërsisht të njëjtë me ju, është katastrofë morale. Nëse doni sadopak ta shpëtoni integritetin tuaj, dhe të kërkoni falje apo ta mbyllni këtë çështje, për të mirën tuaj.

 

ILIRIAnews: Akti i turpshëm për këto gazetarë

Akti i turpshëm për këto gazetarë kur kanë vendosur ta nënshkruajnë një Peticion Proteste, por për çka…???, kjo ma çon mallin e kohës së Stalinizmit Konformist, ku Axhitacioni i Sistemit Komunist nxitste masat kundra njerëzve që mendonin me kokën e vet, e jo me kokën e partisë. Tani e tutje ju gazetarët e lartshënuar, do e keni nofkën Gazetar Konfurmist, dhe më besoni se nuk do ju lexoj dhe as besoj për një kohë të gjatë, por lus zotin që t’ju fali, se nuk dini se çfarë keni nënshkruar, e nëse doni ta dini, merreni Deklaraten e Kryeministrit dhe tekstin e nënshkrimit që keni bërë dhe ja tregoni grave-burrave, kuptohet nëse kini edhe fëmijëve të juaj, dhe pritne përgjegjen nga ata.

Beni1: Pasuria e Tanit u bë me para droge

Ajo çka mund t’u them është se, ju gazetarët (socialista/komunista) nuk ju pëlqen kur e dëgjoni të vërtetën dhe e quani veten komunista!!! E dini shumë mirë se Dritani i ndjerë ka qenë njeri i suksesshëm në TV, por në të vërtetë ajo nuk u bë me para të pastërta, por me kontrabandë kafeje, droge etj…etj. Më vjen keq që varësia juaj për një punë dhe një rrogë e t’i harroni vlerat morale, sepse më duhet t’ju them se, Dritani i ndjerë nuk i ka pasur ato vlera. Me Ferrari, me drogë, me femër tjetër….ju lutem se si mundeni t’i arsyetoni këtë?? Ju e quani gazetarë vetveten e në anën tjetër e fshihni të vërtetën? Çfarë pisash jeni ju? Këtë e bëni, sepse jeni të varur nga rroga dhe puna? Sala vetëm kërkon të vërtetën të dalë në shesh, tregoni se me kë ka qenë dhe në çfarë gjendje ka qenë? Tregoni se si e ndjejnë vehten 4 fëmijët e tij e të mos them gruaja kur e mbyti vehten nën ndikimin e drogës me një femër tjetër në kerr, duke marrë në qafë edhe vetë atë? Mosni ju lutem, mos e quani më veten gazetarë, por ta quani veten të mjerë që paratë ju diktojnë se çka të nënshkruani??

 

 

 

 

Kërcënohen gazetarë dhe reporterë që të mos zbulojnë emrin dhe fotot e 28 vjeçares

Zhduken nga interneti fotot e Entela Hyskos, virusohet video me Dritan Hoxhën

Rexhep POLISI

 

 

Ata që censuruan në mënyrë barbare vdekjen e të ndjerës Entela Hysko, janë hedhur në aksion për të fshirë nga faqja e dheut edhe çdo gjurmë të saj. Ata që tremben nga emri i mirë i Entelës, kanë nxituar të fshijnë me urgjencë nga interneti të gjitha fotografitë e saj artistike. Jo vetëm kaq, por ata po gërmojnë të zbulojnë se me kë shoqërohej Entela, me cilin ka bëshkëpunuar dhe me kë ka pozuar ajo që të fshijnë çdo kujtim të saj, pa ditur se gabohen rëndë. Ata e kanë humbur betejën për fjalën e lirë.

Entela Hysko, përveçse ka punuar për dhjetë vjet në “Top Media”, si në Top Albania Radio ashtu dhe në Top-Channel, ka pasur një aktivitet në botën e modës. Inteligjenca dhe bukuria e saj femërore kanë detyruar disa nga studiot të hauaj dhe SHBA, që t’i kushtojnë rëndësi 28-vjecares, e cila kishte në plan të luante një rol parësor në një film artistik shqiptar. Në dhjetor të vitit të kaluar, Entela Hysko ishte e ftuar në SHBA në studion e fotografit të njohur, Fadil Berisha, ku pozoi për një album fotografik. Në një foto, Entela ka dalë sëbashku me Elena Kadarenë, bashkëshorten e shkrimitarit tonë të madh, Ismail Kadare, dhe vetë fotografin e njohur, Fadil Berisha. Entela Hysko ka pozuar edhe në një studio italiane, madje fotot e saj kanë zgjuar kërshërinë e artit europian. Fotografitë e saj artistike u shpërndanë në të gjithë botën, por çuditërisht pas vdekjes tragjike ato u hoqën në mënyrë misterioze nga Web-Site i saj në internet.

Ata që fshihen pas këtij skandali kanë arritur deri aty sa të përhapin mjegullnajë se, gjoja Entela Hysko nuk ka punuar fare në “Top Media”. Të gjithë punonjësit e kësaj media e dinë shumë mirë se, Entela ishte një vajzë kurajoze dhe e apasionuar pas artit. Ajo ka dhënë shumë për këtë media, duke i kushtuar një pjesë të jetës së saj gjatë punës dhjetë vjeçare. Pasioni i saj kishte kapërcyer përtej dyerve të “Top-Media”. Të afërmit e saj tregojnë se, Entela kishte marrë në dorë skenarin e një filmi, i cili së shpejti do të niste xhirimet. Ajo kishte një rol të rëndësishëm dhe për këtë studionte deri në orët e vona. “E kishte me shumë pasion këtë rol dhe mezi priste që të fillonin xhirimet e filmit”, tregon nëna e saj. Ajo thotë se, nuk i kishte treguar asgjë përse bënte fjalë filmi, por i kishte thënë se do t’ua bënte surprizë. “Vetëm për një gjë ishte e bindurm se filmi do të ishte shumë i bukur”, thotë nëna e saj. Por gjithçka mbeti veç një ëndërr, një ëndërr e shuar papritur në mënyrë tragjike.

Ajo iku, duke lënë pas plane dhe shumë punë të pakryera, iku duke lënë dhimbje dhe pikëllim tek familjarët dhe të afërmit, shoqet dhe shokët, dhe xhelozi e censurim tek ata me të cilët punoi për dhjetë vjet. Familjarët e Entelës ende vazhdojnë të jenë të zhgënjyer nga censura që iu bë vdekjes së saj, janë të zhgënjyer, sepse askush nga drejtuesit e këtyre mediave ku ajo ka punuar dhe kontribuuar nuk shkuan për të ngushëlluar familjarët e saj. Megjithatë, familjarët e Entelës gjetën një mbështetje të gjerë në të gjithë shoqërinë në ditët më të vështira të humbjes së vajzës së tyre të dashur.

Pronari i “Top Media”, Dritan Hoxha dhe 28-vjeçarja Entela Hysko, humbën jetën në një aksident rreth orës 01:50 të ditës së premte më 23 maj teksa po udhëtonin me makinën tip “Ferrari”. Makina ka ecur me shpejtësi tepër të madhe dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lulishten përbri lumit të Lanës, ku për pasojë automjeti është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Grupi i ekspertizë u ngritur posaçërisht për zbardhjen e këtij aksidenti konkludoi se, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë shumë të madhe të makinës dhe terrenit rrëshqitës nga lagështia.

 

Telefonata kërcënuese për të censuruar vdekjen e Entelës

 

Individë të njohur edhe në botën e gazetarisë u angazhuan me të gjitha mjetet që të censurohej vdekja tragjike e Entela Hyskos. Ata kërcënuan një pjesë të mirë të gazetarëve dhe fotoreporetëve që të mos botonin as inicialet e Entelës na lajmet e dhëna për aksidentin tragjik. Mesazhet dhe telefonatat kanë qenë të qarta. “Po i marrim të gjithë në telefon dhe aksush nuk do të botojë qoftë edhe inicialet e Entelës”, ishte mesazhi telefonik që shoqërohej sa në njërën media në meidan tjetër. Dhe çudtërisht të nesërmen e asidentit tragjik, me përjashtim të dygazetave, askush tjetër nuk guxoi të dalë dhe të nxejrrë publiksht të vëretën. U munduan ta fshehin dhe groposin atë duke harruar se e drejta vonon, por gjithmonë fiton, thotë një postulat.

Entela ishte viktimë e një aksidenti tragjik, ashtu si pronari i Top Media, por nëse Dritan Hoxhës iu kushtua një hapësirë shumë e madhe informative, dhe mirë u bë, për Entelën nuk u lejua që të flitej asnjë fjalë. Nuk u lejua që as në televizionet e tjera të shqiptoheshin inicialet e emrit të saj. Ajo meritonte më shumë vëmendje nga media dhe jo censurë. Televizioni “Top-Channel” ka trumbetuar me forcë mbrojtjen e fjalës së lirë, por gjatë katër ditëve të fundit u kthye në një televizion që e censuron atë dhe aq më keq kur bëhet fjalë për një njeri që punoi për dhjetë vjet në këtë media dhe shkoi tragjikisht në botën tjetër.

 

Zhduket videoja në internet me Dritan Hoxhën

 

Në një site të huaj ishte prej ditëhs një video e Dritan Hoxhës me Entela Hyskon në ambjentet e punës. Kjo video ka akoma sot gjurmën e saj në internet. Ata që kanë zhdukur në mënyrë misterioze fotot e Entelës nga interneti kanë bërë çmos që ta zhdukin edhe këtë video. Dhe ja kanë arritur në një farë mënyre. Në pamundësi për ta fshirë atë fare, pasi ajo i përket një faqeje të huaj, kanë mundur që ta virusojnë me një virus shkatërrues për kompjuterin duke bërë që kjo video të mos jetë e vlefshme. Sërish një përpjekje tjetër për të fehshur një të vëretët që dikujt nuk i intereson të bëhet transparente përpara opinionit.

 

 

Reagime lexuesish, marrë nga një linjë online në Balkanweb: Të shara online për hipokrizinë e deklaratës së 30 individëve

Pas reagimeve të ashpra urdhërohet fshirja e menjëhershme e tyre

Vasili

 

Ju të Medias së Lirë, pse nuk i shkuat për ngushëllim familjes së koleges suaj, të ndjerës Entela, apo ju vjen turp se nuk ja keni zënë emrin në asnjë kronikë. Këto emrat në listë poshtë janë fytyrat më të qelbura të shoqërisë sonë, me në krye Muç Nanon e Ylli Rakipin. Fundërrinat e kombit jeni. Me plehëra si ju nuk do të bëhet as Shqipëria as Media e Lirë.

 

Klodi

 

Ajo që më bën të shpreh komentin tim për këtë temë është realiteti absurd që krijuan mediat elektronike të harmonizuara me linjën e grupit mediatik TOP-Media, të cilat gjatë këtyre ditëve, (dhe nuk e di sesa kohë do të vazhdojnë kështu), po përpiqen që një “detaj” të kësaj ngjarje ta bëjnë të padukshme, të parëndësishme, të panumërueshme dhe do të shpresojnë që kjo “pa”-ja mediatike (që për hir të së vërtetës është shumë e pandjeshme, shumë pahumanizëm) “ta lerë mundësisht pa varr”. (Kjo është figurative) viktimën e dytë të këtij aksidenti fatal, një shtetase me të drejta të barabarta me ne që jemi gjallë, me gazetarët që na “informojnë” dhe me viktimën kyç që i punësonte këta “gazetaret”. Me siguri në rast se kjo vajzë do të kishte pësuar të njëjtin fat, por në një aksident tjetër, dhe veçanërisht jo brenda makinës së pronarit të TOP Medias, atëherë idenditeti i saj do të ishte çështje e një gare mediatike me qëllimin kush ta lajmëronte i pari. (Madje, nëse identiteti i saj do të njoftohej gabim në ndonjë stacion televiziv, atëherë FIKS FARE do t’ia ndreqte samarin tek MONITORIMET).

 

Dimir

 

Gazetarët tanë, që në fakt nuk mund të quhen të tillë, janë vetëm disa qënie të ulta dhe pa integritet. Nuk e di sesi kanë kurajon të gënjejnë popullin e në këtë mënyrë dhe të ndërmarrin nisma edhe për deklarata të tilla. Kjo është edhe një arsye, sepse vendi ynë gjendet në këtë batak. Nëse kryeministri e përdori këtë fakt, shumë mirë bëri, ishit ju “gazetarë” që e furnizuat me informacion të tillë. Të gjithë ata që kanë nënshkruar deklaratën kanë menduar se do të bindnin popullin me emrin e tyre “të mirë” që kanë krijuar. Ata thjesht treguan veten se nuk janë më tepër sesa skëllevër, të cilët mund të jetojnë vetëm si të tillë, sepse ndryshe nuk bëjnë dot. Është një turp i paparë për median shqiptare. Me këtë rast, treguan se ata janë thjesht kronistë të pronarëve të tyre dhe asgjë më tepër, çdo lajm i dhënë deri më tani prej tyre duhet vënë në një pikëpyetje të madhe. Sa për “Top-Media”-n nuk kam çfarë të shtoj më teper se sa të tjerët, turp, trup… Më vjen mirë vetëm për një gjë, që ka shqiptarë, të cilët dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe dinë gjithashtu edhe të ngrenë krye.

 

Suliot

 

Mos e ngatërroni punën me Berishën. Unë nuk mbështes as Berishë dhe as Ramë, dhe komentoj për Entela Hyskon dhe jo të mbroj Berishën, se për mua të gjithë janë njësoj, përderisa jemi akoma në këtë gjendje. Rasti i Entelës tregoi fytyrën e vërtetë të medias shqiptare. Edhe një herë, TURP dhe për këta palo gazetarë që kanë shkruar një peticion që është bërë më shumë për t’iu shmangur skandalit që vetë krijuan, dhe për të krijuar më shumë mjegull. Partitë në pushtet janë një kapitullim i shoqërisë shqiptare po ashtu edhe media.

 

Bert

 

S’iu ka faj Berisha ju mediave që bëni politikë dhe silleni si në kohën e monizmit. Ju e treguat qartë këto tre ditë, se s’jeni media të pavarura dhe s’jeni aspak pranë lexuesit. Edhe sa do të vuajmë paturpësinë tuaj ???

 

Drini

 

Kështu, nëse do të krahasohej për nga rëndësia, kuptohet që D.H. do të kishte vëmendjen më të madhe, por kjo nuk do të thotë se Entela Hysko nuk ekzistonte. Mos ndoshta media e fëlliqur shqiptare donte të pastronte figurën e D.H., për një gjë të tillë, as ai vetë nuk e ka vrarë ndonjëherë mendjen. Është normale të ketë mendime të ndryshme, se ndryshe nuk do të kishte kuptim, por disa manipulatorë mediash kapen me gjurmët, ndërkohë që ujku i ka zënë sytë.

 

Ditmir

 

Alba Malltezi, Armand Shkullaku, Ylli Rakipi, Andi Bushati, Skënder Minxhozi, Ilir Babaramo, Anila Basha, Denis Minga, Mero Baze, Anila Jole, Altin Kreka, Rudina Xhunga, Mustafa Nano, Arban Hasani, Sokol Balla, Filip Çakuli, Enton Abilekaj, Henri Çili, Eni Vasili, Rezar Xhaxhiu, Sokol Shameti, Franko Egro, Martin Leka, Alfred Peza, Pandi Gjata, Valbona Kurti, Artan Hoxha, Aleksandër Çipa, Mentor Kikia, Bledar Zaganjori, Alban Dudushi, Mentor Nazarko, jeni të lutur zotërinj të na mbushni mendjen se keni të drejtë. Ju kemi parë me dhjetëra herë, duke bërë komente të ndryshme mbi tema dhe më të rëndomta. O ju të listuarit e mësipërm! O ju shqiptarë të fjalës së lirë! Na argumentoni se keni të drejte ose shporruni dhe mos pretendoni se përfaqësoni popullin, por na thoni se dhe ju për një kafshatë buke mjerane prostituoheni.

 

Nable

 

Si nuk ju vjen turp, që në emër të një ideali të shesin prap propagandën tyre të ulët për liri. Megjithëse nuk jam një fans i Berishës dhe berishizmit dua të pyes këta “zotërinj” të “nderuar”. Kush shqiptar nuk e kuptoi se çfarë ndodhi me të vërtetë të shtunën në darkë. Këta vënës gjobash që të gjithë pa përjashtim, nga kjo anë janë kumbarë me të ndjerin dhe ndajnë pothuaj të njëjtin stil jete dhe morali. Duan t’ia shesin sapunin për djathë gjithë shqiptarëve. Me paturpësinë më të madhe përdorin prap “gogolin” Berisha për të fshehur faqen e vërtetë të tyre, imoralitetin e tyre, pandjeshmërinë dhe imunitetin e tyre. Kush nga këta që kanë firmosur më sipër mund të konsiderohet gazetar i vërtetë. Kush nga “zotërinjtë” mund të ketë guximin të quhet gazetar i pavarur. Kjo tufë skrivatinësh që përdor profesionin nobil të gazetarisë si mjet për vënie gjobash dhe krijim pushteti personal, ngrihet dhe flet në emër të gazetarëve shqiptarë kur po të bëhet një sondazh i vërtetë nuk e di sa do të jenë ata gazetarë që do të firmosnin një turp të tillë.

PS. Zyra e tellallit në Shqipëri funksionon akoma në mënyrë efikase dhe çfarëdo të thonë apo tregojnë këta pseudo gazetarë, publiku e di mirë dhe është i informuar se kush ishte dhe çfarë përfaqesonte rahmetliu.

 

 

Familjarët e viktimës së aksidentit tragjik shprehin keqardhje për drejtuesit e “Top-Channel” që nuk shkuan për ngushëllim

 

Telefonata e fundit e Entela Hyskos dhe pengu i nënës së saj, Nazimesë

 

Rexhep POLISI

 

Shtëpia e Entela Hyskos, vajzës 28-vjeçare që humbi jetën para katër ditësh në aksidentin tragjik bashkë me pronarin e “Top Media”, ndodhet në katin e parë të një pallati në hyrje të Tiranës, poshtë varrezave “Dëshmorët e Kombit”. Të afërmit e saj na thonë se prindërit e saj kanë ardhur para dy vjetësh nga Skrapari dhe e kanë blerë këtë shtëpi për të jetuar bashkë me vajzën e tyre, Entelën. Dhimbja dhe pikëllimi ka përfshirë të gjithë familjarët që vazhdojnë të presin njerëz për ngushëllime. Lotët ende nuk janë tharë në sytë e nënës së saj, Nazimesë, që ende nuk e beson ikjen në botën tjetër të vajzës së saj. Ajo përkëdhel një fotografi të Entelës që e mban në prehër dhe lotët i rrjedhin papushim. Pranë ka bashkëshortin, Bariun, djalin e vetëm që ka ardhur nga Anglia ku jeton si emigrant, dhe vajzën tjetër, e cila ndodhet në Greqi me familjen e saj. Disa gra veshur me të zeza i qëndrojnë pranë për t’i lehtësuar dhimbjen. “Më iku vajza, më iku drita e syve”, flet ngadalë nëna e Entelës dhe përkëdhel portretin e saj në një kornizë të madhe. Ajo thotë se tani jeton vetëm me kujtimet e Entelës dhe të gjitha ato gjëra që ajo ka lënë në shtëpi.

Më pas, nënë Nazimeja nis e tregon për çastet e fundit kur ishte ndarë me Entelën. “Një natë para se të më ikte përgjithmonë, kam fjetur në një shtrat me të. Burri kishte ikur në Skrapar dhe ne fjetëm bashkë nënë e bijë. Gjithë natën nuk e zinte gjumi dhe më puthte duart. Nuk e di, por sikur ndjente diçka. Në mëngjes iku në punë, si gjithmonë. Më tha se, do të vij vonë në shtëpi, sepse do të shkoj për urim në një dasmë, por t’i mos u mërzit se do të vij në shtëpi në darkë. Në drekë, Entela më mori në telefon dhe më pyet se çfarë po bëja. Unë e pyeta, a hëngre drekë, e ajo më tha se, “tani po ha atë që më përgatite ti”. Më mori në telefon edhe një herë pasdite dhe më tha mos u mërzit se do të vij në darkë. Në fakt kjo ishte dhe telefonata e fundit e Entelës dhe ishte hera e fundit që dëgjova zërin”, thotë e ëma e Entelës, Nazimeja, duke shpërthyer në të qara.

“Pastaj nuk më mori më në telefon. Në mbrëmje unë u bëra merak, dhe mezi po prisja që të vinte në shtëpi. Të premten në mëngjes rreth orës 6:00 vjen vëllai i një shoqes së saj dhe më thotë se, Entela ka pësuar një aksident dhe është plagosur, e kanë çuar në Spitalin numër një. Dy kushërinj më morën me makinë dhe më çuan në spitalin numër një, por atje na thanë se nuk dinin gjë. Atëherë u nisëm për në Spitalin Ushtarak. Dy kushërinjtë u futën para në spital, dhe unë atëherë e ndjeva se vazjës i kishte ndodhur diçka e rëndë. Nuk mbaj mend asgjë më shumë, sepse më kishte rënë të fikët”, tregon nëna e Entelës, Nazimeja.

Tragjedia e madhe kishte tronditur të gjithë banorët e lagjes ku banonte familja Hysko. Të gjithë njerëzit e pallatit u janë gjendur pranë, duke ndihmuar për ta përballuar dhimbjen e thellë. Ata kanë njoftuar menjëherë babain e saj që ndodhej në Skrapar, djalin që ndodhej emigrant në Angli dhe vajzën në Greqi. Të shtunën në orën 11:00, Entela është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Shish Tufinës nga njerëzit e saj të afërt dhe qindra e qindra qytetarë.

 

Pasioni

Entela Hysko ka lindur më 5 korrik 1980 në Çorovodë të Skraparit. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i mbaroi në vendlindje. Shkollën e Mesme të Përgjithshme e mbaroi në gjimnazin “Arben Broci” në Tiranë. Ka përfunduar Fakultetin e Akademisë së Arteve për aktrim dhe më pas Specializimin për regjizurë.

Në dhjetor të vitit 2007, Entela Hysko ka qenë e ftuar nga fotografi me famë botërore Fadil Berisha në SHBA për një album fotografik. Atje është takuar edhe me shkrimtarin e shquar shqiptar Ismail Kadare, ku ka pozuar edhe me bashkëshorten e tij, Elena Kadare. Gjithashtu, ka qenë e ftuar edhe në Itali ku ka pozuar në një nga studiot më të njohura italiane.

“Entela ka qenë e dhënë pas artit që kur ishte e vogël, 5-vjeçe. Kishte pasion kërcimin dhe të bëhej aktore. Ajo merrte fëmijët e tjerë dhe i organizonte për koncerte imagjinare. Unë i kam qëndruar pranë gjithmonë dhe për t’ia realizuar dëshirën e dërgova në Tiranë për të mbaruar edhe shkollën e mesme.

Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Arben Broci” në vitin 2000. Gjatë asaj kohe është marrë edhe me aktivitete kulturore. Më pas, vazhdoi shkollën e lartë për aktore dhe pasi e përfundoi atë, filloi specializimin për regjizore. Të dyja shkollat e larta i ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera”, tregon nëna e saj. Ajo thotë se kur vinte në shtëpi Entela vetëm lexonte libra. “Fli, ti mami, se unë këtë punë kam”, më thoshte.

 

Puna

Nëna e saj, Nazimeja tregon se, Entela ka punuar më shumë se dhjetë vjet në “Top Albania Radio” dhe “Top-Channel”. Ajo thotë se, ka punuar me përkushtim dhe pasion në këto media, por njëkohësisht shpreh keqardhje se nuk i kanë shkuar për ngushëllim drejtuesit e këtyre mediave dhe shoqëria e punës. “Vajza ime ka punuar në “Top-Channel”, që kur ishte në shkollën e mesme, “Arben Broci” në Tiranë e deri në ditën e fundit të jetës, por ata nuk erdhën për ngushëllim”, thotë nëna e Entelës. Ajo thotë se ka pritur me shpresë se do të vinin për ngushëllim njerëzit e punës ku ajo punoi për më shumë se dhjetë vjet, por nuk ndodhi kështu. “Më ka mbetur peng se, vajza ime ka punuar për dhjetë vjet me korrektësi, bile ka qenë në poste drejtuese, por nuk u vlerësua prej tyre”, thotë nënë Nazimeja. Mbesa e saj thotë se, ka qenë për ngushëllim Arbana Osmani, drejtuesja e emisionit “Big-Brother” dhe nuk ka pushuar asnjë çast së qari.

Nazimeja tregon se, Entela kishte në plan për të bërë një film vetë, por nuk na tregoi se çfarë filmi. “Do t’ua bëjë surprizë, më thoshte, dhe lexonte dhe shkruante deri natën vonë. Shumë dorëshkrime të saj janë aty në sirtar”, thotë ajo. Njerëzit e saj të afërt tregojnë se, Entela ka qenë anëtare e komisionit të përzgjedhjes së anëtarëve që po marrin pjesë në spektaklin “Big Brother”, që po transmetohet nga “Top-Channel”. Gjithashtu ajo ka organizuar disa spektakle në këtë televizion. “Entela ishte e dashur me të gjithë njerëzit që nga të vegjëlit e deri tek të moshuarit”, thotë nëna e saj

 

One Response to “Aksidenti tragjik, si po komentohet në faqet online të internetit”

  1. entelahysko Says:

    o jane kara ato te topit

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

%d bloggers like this: